Rusia lëshon raketën e parë nga kosmodromi i ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2016, 13:09
Rusia ka lëshuar raketën e parë nga kosmodromi i ri, Vostoçni, me një ditë vonesë për arsye teknike.Presidenti rus, Vladimir Putin, ka udhëtuar në rajonin e Lindjes së Largët për të parë nga afër ngjarjen.“Përkundër dështimeve, Rusia mbetet lider botëror për lansimet në hapësirë”, ka thënë Putin.Raketa Sojuz ka bartur sot tre mikrosatelitë në orbitë.Baza e re e nisjes së raketave në Vostoçni është cilësuar nga Kremlini si hap i madh përpara, pavarësisht vonesave të shumta në ndërtim dhe buxhetit prej 6 miliardë dollarësh.Ajo shihet si mjet për të zvogëluar varësinë e Rusisë nga kosmodromi në Kazakistan.Rusia ka paguar qira për përdorimin e këtij kosmodromi në vlerë prej 115 milionë dollarësh në vit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik./REL/