Gjosha: Shqipëria do realizojë reformën në drejtësi, së pari për qytetarët

Ministrja e Integrimit Europian,  Klajda Gjosha gjatë vizitës së saj në Mbretërinë e Bashkuar, zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë. Fillimisht  Ministrja Gjosha  u prit nga Ministri i Shtetit për Europën, David Lidington. Sfidat e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, veçanërisht konsolidimi i shtetit të së drejtës,  reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit  ishin në fokus të këtij takimi.Njoftimin e Ministrisë së Integrimit thuhet se "Ministri Lidington u shpreh se Britania do të mbështesë Shqipërinë  në këtë proces edhe me asistencë teknike, nëse do të jetë e nevojshme. Ministri nënvizoi se çdo vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian, duhet të plotësojë standarded e vendosura, veçanërisht ato reforma që konsolidojnë demokracinë."Ministrja Gjosha, theksoi se Shqipëria është e vendosur të ecë përpara me  procesin e integrimit dhe e angazhuar maksimalisht për të realizuar të gjitha reformat. Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Ministrja Gjosha u shpreh se Shqipëria do të përmbyllë këtë reformë së pari për qytetarët, të cilët meritojnë t’u rikthehet besimi te sistemi.“Qytetarët tanë  mbështesin fuqimisht procesin e integrimit dhe reforma në drejtësi, është çelësi për të ecur përpara me këtë proces. Këtë reformë ne do ta bëjmë për të ardhmen e Shqipërisë, por mbi të gjitha për ta”, tha Ministrja Gjosha.Bashkëbiseduesit diskutuan  gjithashtu  për adresimin dhe përmbushjen e 5 prioriteteve që vendit i janë lënë nga Komisioni