Cruz emëron Carly Fiorina zv. Presidente potenciale
Republikani Ted Kruz ka bërë një tjetër përpjekje për të ndalur rivalin e tij Donald Trump, duke angazhuar në fushatën e tij ish-kandidaten e kësaj force politike, Carly Fiorina, teksa tha se ajo do të jetë zv. Presidente në rast se Cruz do të dalë i fituar nga zgjedhjet. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i miliarderit Trump, i cili tha se Ted Cruz është një kandidat i eleminuar matematikisht. Ndërkohë, sulme në drejtim të Trump kanë ardhur edhe nga kandidati demokrat Bernie Sanders. Ai u shpreh se miliarderi nuk do të bëhet asnjëherë President i Shteteve të Bashkuara.Republikani Ted Kruz ka deklaruar se Carly Fiorina, ish-kandidatja e kësaj force politike, do të jetë zv. Presidente në rast se ai do të dalë i fituar nga zgjedhjet. Kjo lëvizje është parë si një tjetër përpjekje e Kruz për të ngadalësuar miliarderin Donald Trump, i cili kryeson i sigurt garën në kampin republikan. Më herët, Ted Cruz arriti një marrëveshje me kandidatin John Kasich për të bashkëpunuar gjatë garave të ardhshme. Gjatë fjalës së tij, senatori i Teksasit vlerësoi disa cilësi të Carly Fiorinës duke thënë se ajo është e kujdesshme, e matur dhe serioze.E menjëhershme ka qënë edhe kundërpërgjigjia e Donald Trump, i cili sërish përmes retorikës së tij karakteristike sulmoi Ted Cruz."Gjatë kohës që isha në avion pashë në televizor se Cruz dhe Carly kanë nisur një marëdhënie të re. Ajo që më duhet të them është se Kruz nuk mund të fitojë. Përse pozgjedh zv. Presidentë kur ai nuk mundet të fitojë? Në televizor janë munduar që të paraqesin në një mënyrë të pranueshme duke thënë se shanset që ai të fitojë janë të pakta. Kjo është e vërtetë. Ai është matematikisht i eleminuar."Nga ana tjetër, kandidati demokrat Bernie Sanders ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në Indiana. Gajtë fjalës së mbatjur, ai u shpreh se Donald Trump nuk do të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara, pasi të gjithë e dinë që ai është një shaka e madhe. Gara e rradhës në nivel partiak do të zhvillohet në Indiana më datë 3 maj. Për republikanët kjo do të jetë një përballje mjaft e rëndësishme pasi në këtë shtet do të aplikohet sistemi ëinner-takes-all, që do të thotë se fituesi do të marrë të gjithë delegatët./Oranews.tv/