Ahmetaj: Administratori i PD kërkon t'i grabisë 100 mln $ familjeve shqiptare

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj i ka bërë një analizë paketës së PD. Në fjalën e tij në seancën plenare, Ahmetaj tha taksa e sheshtë 9% sipas programit të PD i grabit qytetarëve 100 mln dollarë ndërsa borxhi public shkon në 80%.Ahmetaj: Ka filluar të qarkullojë një e ashtuquajtura paketa e opozitës. Si çdo paketë që mund të hidhet nga opozita meriton të konsiderohet dhe të konisderohet me shmë vëmendje. Unë po ju sjell premtimet që bën administrator i opozitës. Nga çfarë kuptoj dikush nuk e ndihmon. Të gjitha shkurtimet që ai pretendon të bëjë e çojnë borxhin publik brenda një viti 80% të PPB. Kuptoni që me një fjalë administrator i opozitës na kthen tek gremina e vitit 2012-2013. I drejtohem të gjithë të punësuarve që kanë shkuar në 635 mijë, dua që ta ndiqni me vëmendje administratorin kur thotë takse e shteshtë 9%. Kjo do të thotë që për 610 mijë vetë administrator i  opozitës kërkon t’i grabisi 100 mln dollarë familjeve shqiptare. Taksa e sheshtë vetëm klasës së mesme nuk i shërben, por i grabit 100 mln dollar nga tryeza./Oranews.tv/