Klosi: Të dhënat e INSTAT nuk paraqesin papunësinë e vërtetë

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi për herë të parë ka shprehur rezerva për metodologjinë se si INSTAT mat papunësisë. Nga studio e lajmeve në Ora News, Klosi tha se të dhënat e këtij institucioni nuk paraqesin drejtpërdrejt papunësinë e vërtetëKlosi: Unë asnjëherë nuk e kam bërë këtë debat, por po e bëj këtu. Mënyra si e llogarit INSTAT papunësinë është një mënyrë që nuk ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me papunësinë e vërtetë. Edhe unë që jam ministër nese doja të bëja një punë më të mirë dhe shkoj te zyra e punës dhe them jam ministër, por doja të gjeja edhe një punë si pedagog i jashtëm në fakultet për sytë e INSTAT llogaritem i si papunë.Si ministër që punësimin e ka një prej prioriteteve të digasterit që drejton, Klosi ka bindjen e padiskutueshme se Shqipëria ka punë, por nuk ka forcë pune të kualifikuar.Klosi: Nuk ka njeri që t’i dali kundër kësaj ideje ne kemi në të gjithë Shqipërinë 31 mijë vende pune, por kemi njerëz të cilët nuk janë të aftë. Nuk kanë aftësi nuk kanë profesion. Nuk them fare unë jam dembel apo nuk jam dembel, por ama sistemi që ka qenë sponsorizonte dembelizimin. Kush do punë në Shqipëri ka punë, por duhen zanate."Unë Mbroj Fëmijët", është nisma më e fundit e ministrisë së Mirëqenies Sociale, e cila sipas Ministrit synon ngritjen e një sistemi funksional për të drejtat e të vegjëlveKlosi: Duhet të krijojmë një sistem i cili të reagojë si një i tërë. Si ndodh si një e tërë botën në fund fare. Nuk kanë ata ligje më të forta se ne.Por në këtë drejtim, Klosi thotë se ka ende për të bërë edhe brenda institicioneve Shtetërore, ku nuk kanë munguar rastet e dhunimit të fëmijëve.Klosi: Do të vazhdojmë të jemi me tolerancë zero karshi dhunës, sepse mendojme se është e pafalshme që qendrat tona ku fëmijët dorëzohen tek shteti, sesa është e nevojshme që ata të mos dhunohen.Dhe për t'i cuar përpara projektet e ministrisë, Klosi shprehet optimist për financat, por ajo që mungon sipas tij, ka të bëjë me keqmenaxhimin./Oranews.tv/