8000 vende pune nga 130 biznese, Rama: Ishte sponsorizuar dembelizmi masiv
Bizneset kanë 8000 vende të lira pune, dhe ofertat janë të hapura në panairin e punës celur në pallatin e kongreseve.Qeveria dhe bashkia e tiranës kanë pritërshmëri që raporti i papunësisë në vend të ndryshoj nëpërmjet rekturimeve të reja në këtë panir dhe programeve të nxitjes së punësimit.Kryeministri Rama evidentoi sërish në fjalën e tij se raporti I zhdrejtë mes kërkesës dhe oferta për punësim dhe per kete gjeti si shkak dembelizmiv sic tha ai tek shqiptarët.Rama: Vitet që pararendën ardhjen tonë në qeveri është sponsorizuar dembelizmi masiv. Një rënie katastrofike të cilësisë së krahut të punës.Arbian Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë: Ne kemi 31 mijë vende pune në të gjitha zyrat e punës. Është provë se në Shqipëri ka punë, por duhen profesionist.Stenda që shënoi me tepër vëmendjen e punëkërkuesve është ajo e kompanisë së kontraktuar nga qeveria shqiptare për projektin e gazsjellësit TAP.Klosi pranë stendës së TAP: Në 1300 vendet e punës që do t’i hapë, të parët do të merren nga zyrat e punës.Kryeministri Rama vizitoi më pas stendat e bizneseve për të parë nga afër mundësitë e punësimit.Panairi do të qëndroj i hapur 3 ditë në pallatin e kongeseve dhe në të marrin pjesë rreth 130 biznese./Ora News/