Trafik droge e pastrim parash, dënohen me 19.5 vjet burg dy shqiptarët në Londër
Tre anëtarë të një rrjeti të organizuar kriminal të cilët merreshin me pastrim parash dhe trafik kokaine, mes tyre dy shqiptarë, janë dënuar me 27 vjet burg në total.Vendimi u dha nga një gjykatë në Londër, e cila i gjeti fajtor për akuzat e mësipërme.Shqiptarët Enton Feta (35 vjec) dhe Kastriot Shemaj (42 vjec) mësohet se jetonin në Enfield, ndërsa Muhammad Asim (50 vjec) që jetonte në Belvedere Road në Londër.Arrestimi i tyre u bë nga oficerët e NCA në bashkëpunim me agjencinë policore OCP në Londër, të cilët prej kohësh mbanin nën vëzhgim shqiptarin Feta dhe Muhammad Asim.Ishte 22 shtatori i 2015, kur të dy këta u takuan në Norwoodin jugor me shqiptarin tjetër Shemaj, i cili mbante një çantë shpine të zezë.Tre personat u ndaluan teksa po përpiqeshin të largoheshin, ndërsa u arrestuan pasi policia gjeti në çantën e shpinës 99.975 paund.Ata u akuzuan për pastrim parash, ndërsa mbi shqiptarin Shemaj rëndonte edhe akuza e dokumenteve false të identitetit dhe patentës së shoferit po ashtu false.Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit Feta, policia gjeti dy fletore në të cilën ai mbante shënim furnizimin dhe mbledhjen e pagesës për sasitë e mëdha të kokainës që shpërndante tek persona të ndryshëm.Mesazhet e gjetura në shumë telefona që u sekuestruan në banesën e tij, tregonin se Feta mbante kontakte të rregullta me shumë të panjohur, me të cilët ka përdorur fjalë kode për të negociuar shitjen e një njësie e kokaine që kapte vlerën e 31,000 paund.Mesazhet me tekst, sëbashku me transaksionet e detajuara në fletore, treguan se Feta kishte furnizuar me mbi 18 kg kokainë disa persona dhe ai u akuzua për trafik të drogës së klasit A.Ndërsa të dhënat e telefonave celular të Asim treguan se ai komunikonte me mesazhe me numra të personave që ishin në Dubai, në të cilat kishte detaje të llogarive bankare numrat serial dhe emrat e individëve që merrnin drogën.Feta, Asim dhe Shemaj i kanë mohuar akuzat në gjykatë, por u shpallën fajtorë për të gjitha akuzat, pas një gjyq që zgjati pesë javë në Gjykatën Blackfriars Croën.Ata u dënuan më 25 prill të vitit 2016, perkatësisht Feta me 16 vjet burg, Asim me 8 dhe Shemaj me 3 vjet e gjysmë burg.