Rama: Deklarata e Gove mu duk si shaka, por i bëri publicitet Shqipërisë
Fillimisht e ka menduar si shaka dhe më pas të pakuptimtë Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaratën e Ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove, i cili ka thënë se Britania duket të marrë shembullin e Shqipërisë për të dalë jashtë Bashkimit Europian.Në një intervistë për rrjetin BBC, Rama u shpreh se ndërtimi i konfederatës britaniko-ballkanike është ide e tepruar.Rama: Kur dëgjova në fillim për deklaratën e zotit Gove, m'u duk si shaka. Kur e kuptova që ishte e vërtetë, atëherë mu dukën fjalë të pakuptimta të thëna nga një njeri të cilin unë e konsideroj inteligjent. Të marrësh si shembull tregun ballkanik më duket një mënyrë fantastike për të folur pakuptim. E di që ka mendime të ndara përsa i përket Bashkimit Europian, por të thuash se do të ndërtojmë konfederatën britaniko-ballkanike, më duket e tepruar.Kryeministri shqiptar ka parë edhe anën pozitive të këtij debati, kur tha se në një farë mënyrë zoti.Gove i bëri publicitet Shqipërisë në Britaninë e Madhe, sepse një debat i tillë në prag të sezonit veror na bën mire, tha Rama, i cili shfrytëzoi rastin për të ftuar të gjithë britanikët dhe më gjerë të vizitojnë vendin tonë si desatinacion turistik me pasuri të rralla natyrore.Duke iu rikthyer debatit të Brexit, Rama ka përsëritur qëndrimin e tij, duke u shprehur se me daljen nga Unioni Mbretëria e Bashkuar do të humbiste të gjitha benefitet.