Situata kritike në Idomeni, i ftohti përkeqëson kushtet
Situata në kampin e Idomenit ka arritur në pikën më kritike, teksa reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave ka vështirësuar jetësen e mijëra emigrantëve që qëndrojnë aty me shpresen e hapjes së kufirit. Mungon higjena ,medikamentet dhe për pasojë edhe ndihma mjekësore. Ndërkaq Norvegjia po provon të blejë largimin e emigrantëve nga vendi , duke u ofruar 840 euro për kedo që largohet vullnetarisht.Kushtet atmosferike janë përkeqësuar në kampin e Idomenit, duke i degraduar edhe më shumë kushtet e jetesës për mijëra emigrantë që po jetojnë prej disa muajsh në kufirin greko-maqedonas. Oraganizatat humanitare vijojnë të raportojnë se gjendja e refugjatëve në tendat e këtij kampi është e mjerueshme, mungon higjena dhe medikamentet dhe për pasojë edhe ndihma mjekesore. Përveç kushteve atmosferike të rënduara refugjatët janë përballur edhe rritjen e numrit të gjarpërinjve në zonën ku ndodhet kampi." Po kemi parë disa gjarpërinj, për momentin situata është deri diku nën kontroll, megjithatë po mundohemi të marrim masa për të reduktuar numrin e gjarpërinjve, u shpreh kordinatori i organizatës mjekë pa kufij Emanuel Massart.Mbi 10 mijë emigrantë janë vendosur në kampin e Idomenit në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë me shpresën për të kaluar në vendet e Europës perëndimore, duke refuzuar ti përgjigjen thirrjeve të qeverisë greke për tu sistemuar në qendrat e pritjes të ndërtuara nga autoritetet.Marrëveshja BE- Turqi duket se nuk po ndalon fluskin , edhe pse te fhenat flasin për frenim të tij. Me të njëjtin qëllim, Norvegjia po provon të blejë largimin e emigrantëve nga vendi, duke u ofruar 840 euro për këdo që largohet vullnetarisht. Ministrja e Emigracionit dhe Integrimit, Sylvi Listhaug tha se kjo inkurajon emigrantët të kthehen ne vendet e tyre dhe keshtu kursejmë para, pasi mbajtja e tyre na kushton ëm shumë, tha ajo./Oranews.tv/