Ndryshimet klimatike, Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e Parisit

Shqipëria bëhet pjesë e Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet Klimatike, përmes një dokumenti që u nënshkuar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili po zhvillon një vizitë në Kombet e Bashkuara. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku tha se reforma në drejtësi është kusht për përparimin e Shqipërisë.Shqipëria iu bashkua 170 vendeve të tjera të botës duke u bërë  pjesë e Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet Klimatike. Nënshkrimi është bërë nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi i clili e cilësoi Marrëveshje historike për të ardhmen e njerëzimit . Ai theksoi se Shqipëria gëzon status të veçantë sa i përket emisionit të ulët të gazit me efekte serë, duke qenë se prodhimi i energjisë elektrike në vend kryhet tërësisht nga burimet hidrike, pa impakt në atmosferë.Nga ana tjetër, Institucionet shqiptare në përputhje me politikat e Bashkimit Europian po përgatisin strategjinë kombëtare dhe po ndërmarrin hapat e nevojshëm në përafrimin e legjislacionit për qasjen ndaj ndryshimeve klimaterike.Ndërkohë, gjatë vizitë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork Zëvendëskryeministri Niko Peleshi mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku foli për rrugën dhe sfidat e Shqipërisë drejt zhvillimit të qëndrueshëm.Peleshi: “Axhenda e re për vitin 2030 është e zbatueshme në mënyrë universale dhe ka të bëjë me të gjithë ne, të gjitha vendet, me gjithë ndryshimet tona dhe realitetet kombëtare të largëta me njëra tjetrën. Ka të bëjë sigurisht, edhe me vendin tim, Shqipërinë. Më lejoni të shpjegoj shkurt se çfarë domethënie ka qëndrueshmëria për ne, për të tashmen dhe vitet që vijnë; Do të thotë përforcim i zotërimit të ligjit, forcim i vlerave demokratike të shoqërisë sonë, rritje të performancës ekonomike, mirëqenie për njerëzit, duke thelluar harmoninë tonë shoqërore me bazë të gjerë.Zn/Kryeministri veçoi reformën në drejtësi, si kusht për përparimin e Shqipërisë.Pleshi: Reforma e sistemit gjyqësor, punësimi në përgjithësi dhe integrimi i të rinjve në tregun e punës në veçanti, gjithëpërfshirja për personat me aftësi të kufizuar dhe e gjithë atyre që mund të kontribuojnë ndaj zhvillimit, fuqizimi i grave dhe vajzave, janë elemente kyç të përparimit tonë.”Prej vitit 2014, Shqipëria është duke punuar ngushteë me agjencinë e Kombeve të Bashkuara, në kuadër të zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.