Bibliotekat, Veliaj: Do të pilotohet projekti për kthimin në qendra rinore
Bashkia e Tiranës do të kryejë rikonstrukion në të gjitha bibliotekat e lagjeve që kanë problem me infrastrukturën. Gjithashtu këtë vit, në biblioteka do të pilotohet projekti për kthimin e tyre në qëndra rinore por pa humbur fuksionin, librin. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u bëri thirrje shtëpive botuese dhe qytetareve të dhurojnë libra për të pasuruar biblotekat e lagjeve.Biblotekat e lagjeve, të hapura në njësitë bashkiake, do të rehabilitohen nëse kanë probeleme në infrastrukturën e tyre, ndërsa në ato që nuk ka nevojë për ndërhyrje të tilla do të nisë pilotimi i projekti për kthimin në qëndra rinore por pa humbur funksionin e tyre kryesor, librin. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e bibliotekës në Kombinat dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se do të rihapen bibliotekat e lagjeve.Veliaj: Në komunitetet tona duhet të jenë gjithnjë më të rëndësishëm të rinjtë dhe të rejat e talentuara, jeta e të cilëve ndryshon nëpërmjet librave. E duke ndryshuar jetën e tyre, këta të rinj ndryshojnë edhe jetën e komunitetit ku jetojnë. Projekti i kësaj biblioteke shërben edhe si një projekt pilot, për të parë nëse bibliotekat e lagjeve mund të funksionojnë edhe si qendra rinore, por pa humbur funksionin primar, librin.Thirrja është për të gjitha shtëpitë botuese dhe personat që kanë një fond sado modestë në shtëpi të bëjnë dhurime të librave për të pasuruar biblotekat e lagjeve.Veliaj: Do të doja shumë që të gjithë bashkë të bëjmë një pakt qytetar, së pari ta kthejmë këtë në një qendër komunitare, në një qendër model ku jo vetëm lexohet, por ku bisedohet, ku debatohet, ku promovohet, ku nxisim edukatën qytetarePilotimi i projektit biblioteka qëndra komunitare sipas bashkisë mund të shërbejnë për aktivitete artistike, sociale, kulturore, sportive.