Vladimir Gjuta del nga burgu, largohet me mjet luksoz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2016, 13:12
Vladimir Gjutaj, i cili akuzohej për vënien e tritolit në farmacinë e babait të Saimir Tahirit sot është lënë i lirë. Gjuta u la i lirë nga burgu i Elbasanit pasi gjykata e shpalli të pafajshëm lidhur me akuzat e pretenduara.Vladimir Gjuta u prit me brohoritje nga disa persona që kishin shkuar për ta pritur. Pas takimeve dhe përqafimeve me ta, Gjuta i është drejtuar një makine luksoze, dhe më pas është larguar.Pak ditë më parë Prokuroria për Krime të Rënda pushoi çështjen për Vladimir Gjutën dhe Baftjar Brukën për shkak të mungesës së provave.Gjithashtu prokuroria tha se gjatë hetimëve nuk zbuloi motiv se përse këta shtetas mund të kryenin veprat penale për të cilat dyshoheshin./Oranews.tv/