Peleshi nënshkruan marrëveshjen e Parisit për klimën në selinë e OKB
Zv/kryeministri Niko Peleshi ndodhet në Nju Jork ku mori pjesë në debatin tematik të nivelit të lartë mbi objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Në fjalën e tij Peleshi i kushtoi vëmendje të veçantë rëndësisë që qeveria shqiptare poi kushton shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi.Peleshi: Më lejoni të shpjegoj shkurt se çfarë domethënie ka qëndrueshmëria për ne, për të tashmen dhe vitet që vijnë:Do te thotë përforcim i zotërimit të ligjit, forcim i vlerave demokratike të shoqërisë sonë, rritje të performancën ekonomike, mirëqenie për njerëzit, duke thelluar harmoninë tonë shoqërore me bazë të gjerë. Si themele të rrugës sonë të zhvillimit, kohezioni social, bashkekzistenca dhe fetare dhe bashkëpunimi, janë asetet kryesore të shqiptareve, kudo ku ata jetojnë.Peleshi tha se qeveria shqiptare është përqëndruar në politika që synojnë rritjen e mirëqënies.Debati tematik të Nivelit të lartë për Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm është aktiviteti i parë i nivelit të lartë që zhvillohet që pas miratimit të 17 objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm nga vendet anëtare të OKB në shtator 2015.Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Peleshi ka nënshkruar marrëveshjen e Parisit për klimën në selinë e OKB-së, një rekord historik për 170 shtete nënshkruar angazhimin per nje veprim te perbashket per te perballuar ndryshimin e klimes./Oranews.tv/