Qytetarët dhe politika, shqiptarët e pakënaqur me të zgjedhurit e tyre
E enjtja është kthyer në ditën e spektaklit të shërrit politik në Parlament mes përfaqësuesëve të zgjedhur nga vetë qytetarët, duke e futur shpesh herë seancën plenare në një rrjedhë jo normale.Realiteti i Parlamentit shqiptar ka rënë në sy të ndërkombëtarëve. Një sondazh i kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Instituti Demokratik Amerikan dhe që analizon për herë të parë perceptimet dhe anazhimin qytetar në politikë vëren se 1 nga 2 shqiptarë është i pakënaqur me punën e Parlamentit dhe qeverisë aktuale. Ndërsa 42% e shqiptarëve mendon se Parlamenti nuk e vendos qeverinë para përgjegjësisë.Ndërkohë 2 nga 3 shqiptarët e anketuar nuk janë të kënaqur me punën e opozitës, ndërsa 65% e të të intervsituarve mendojnë se parlamenti shqiptar nuk përbëhet nga përfaqësues të respektuar të shoqërisë./Oranews.tv/