Rama: Ardian Klosi nuk na tha lamtumirë, por ik…
Në ambientet e Kryeministrisë, sot u promova libri “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”, një libër nga historian Oliver Jens Schmitt. Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi lart figurën e publicistit dhe përkthyesit Ardian Klosi.Rama: Përkthimi për Ardianin ishte mundësia për të bashkëjetuar me një shoqëri me njerëz të tjerë që i zgjidhte vetë në bibliotekë dhe me të cilët pastaj bëntë nje rrugë sëbashku dhe pastaj fliste me ta. Ishte një lloj rruge në arrati, ashtu sikurse ishte edhe një flirti me të vdekurit. Vdekja ishte një fuqi që tek Ardiani nuk vepronte sic vepron tek njerëzit në mënyrë të vetëdishme, por vepronte edhe në mënyrë të pavetëdisjme. Ardiani e kishte vdekjen me vete. Në flirtin me këta të vdekurit, trazimi i tij rritjer dhe mendja e mbrehtë që kishte nuk ja lehtësonte, por ja rëndonte trazimin.Kur ai ndërtonte shtëpinë tek liqeni thoshte që do bëj një papafingo aty lart, mirpo shtëpia ishte e vendosur në një vend që s'kishte asnjëgjë rreth e rrotull dhe zakonisht kur unë shkoja kishte një muzk dhe i thosha që pak a shumë në këtë orë këtu lart do ndihet një krisëm e thatë pastaj do ngrihen dy rosa nga pasqyra e liqenit dhe pastaj do merrej vesh që i madhi Ardian Klosi nuk na tha lamtumirë, por na tha ik pirdhuni.