PS, Balla: Berisha duhet të bëjë test psikik, të kallëzohet penalisht në Prokurori

Deputeti Taulant Balla i kërkoi urgjent Partisë Demokratike të dalë me një qëndrim lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha për armatosje civile.Balla: Ky vend është sa qytetar aq dhe i paqtë.Asnjëherë në historinë tonë nuk kemi bërë luftë me fqinjët apo këdo tjetër, por kemi qenë për paqe dhe stabilitet. Dhe një parti politike në Shqipëri drejtuesi i vërtetë i saj Sali Berisha, sepse ai tjetri është thjesht një hije mbi dhe, nuk mund të tolerohet një gjë e tillë. Është urgjente që PD të mbajë një qëndrim për këtë çështje. Ky zotëria nuk flet në emër të shtëpisë së vet, por në emër të PD, sepse ende me sa di unë është deputet i saj.Duke e cilësuar një vepër penale, Balla tha se ndaj Berishës duhet të bëhet kallëzim penal në Prokurori.Balla: Unë mendoj që pas kërkesës së Byrosë kjo çështje ti shkojë edhe përmes një kallëzimi Prokurorisë për aq kohë që sjellja, fjala hyn në kodin e proçedurës penale. Nuk kemi të bëjmë thjesht me një thyerje të rregullores së Kuvendit apo akt kushtetues. Kemi të bëjmë me një vepër të pastër penale. Në fund të fundit ku dallon një njeri i thjeshtë nga një politikan kur bën të njëjtën vepër penale, thirrja për dhunë, për armatosje, armatosja e paligjshme janë vepër penale.I pyetur lidhur me propozimin e Berishës që qytetarët të armatosen sipas ligjit amerikan, Balla tha se është më e rrugës që deputetët të bëjnë një test psikik.Balla: Propozimi im ishte që pas këtyre dy veprimeve normale bazuar në rregullore kemi mundësinë që deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë tu vlerësohet edhe qëndrueshmëria e tyre psiqike. Zotëria në fjalë pati një nga ato lëkundjet psiqike me ato që tha në Kuvend, por pavarësisht kësaj për aq kohë sa më taksat e qytetarëve paguhemi për të bërë detyrën e deputetit kemi për detyrë edhe të respektojmë ligjin.Ligji në Shqipëri ndalon rreptësisht thirrjet për rrëzim qeverish me dhunë, për pajisje të civilëve me armë. Ligji duhet të jetë njëlloj për të gjithë.S’ka nevojë për kallëzim nga ana jonë në Prokurori sepse Prokuroria vetë mund të fillojë një hetim për këtë thirrje që u bë sot.Dhe pastaj Sali Berisha të shkojë ta sqrojë në Prokurori, sikurse është i ftuar ta sqarojë në Byro.Por ajo që bëri Sali Berisha ishte thirrje e pastër për dhunë dhe armatosje civilësh me armë, diçka që gjithë populli shqiptar nuk e do.Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi nga salla e Kuvendit, se përveç verifikimit të deklaratave të Berishës, duhej bërë edhe një verifikim psikik i tij.Bushati: Ish-kryeministri lëshon akuza këtu. Unë personalisht jam i gatshëm të paraqitem përpara tij. Por, edhe ai duhet të deponojë ato gjëra që ka pranë institucioneve të shtetit.Në qoftë se një ish-kryeministër apo ish-President, bën thirrje për armatosjen e popullsisë, është e rëndësishme që të verifikohet në radhë të parë deklarata, të ketë një masë dhe një qëndrim nga Byroja e Parlamentit dhe të ketë edhe një verifikim të aspektit mendor. Kjo nuk është paragjykuese, por profilaksi.Ky nuk është paragjykim t’i thuash tjetrit je i çmendur. Aspak! Në analizë të fundit po shohim vrasje nga më makabre në tranzicionin tonë. Detyra jonë nuk është që të krijojmë një ambient të përshtatshëm për të vazhduar këto vrasje. Detyra jonë është që të marrim masa përkatëse që shoqëria shqiptare të jetë një shoqëri më e qetë, më e zhvilluar dhe më prospere./Ora News/