Dëmshpërblimi për përmbytjet, banorët e Ferrasit në Levan bllokojnë rrugën e vjetër
Banorët e Ferrasit në njësinë administrative Levan kanë zhvilluar protestën e radhës për mungesën e dëmshpërblimit nga përmbytjet e para një viti. Banorët thonë se janë 400 familje që nuk kanë marrë dëmshpërblim nga dëmi që iu shkaktua prej vërshimit të Vjosës, ndërsa akuzojnë vendorët e Levanit për ndarje selektive të ndihmave.Dhjetëra familjarë të fshatit Ferras, njësia administrative Levan, kanë protestuar në hyrje të kthesës së Qarrit në aksin e vjetër rrugor Levan-Vlorë.Banorët kanë përshkallëzuar protestën, pasi thonë se ende nuk janë dëmshpërblyer për përmbytjet e vitit 2015.Banorja: Jo 7 milion tjetri, 10 milion tjetri. Të gjithëve tu japing nga 100 mijë lekë të hajë populli. jo ashtu si duan këta.Sipas tyre janë 400 familje të dëmtuara që ende nuk kanë marrë asgjë, ndërkohë që ndihmat janë ndarë më mënyrë selektive.Banori: Po na bëhet padrejtësi e madhe, jemi shumë të indinjuar. U lutemi instancave kompetente të marrin masa.Banori: Komisioni që ka ndarë ndihmat për përmbytjet të thërritet dhe të vihet para përgjegjësisë kujt ja ka dhënë dhe kujt nuk ia ka dhënë.Protesta e banorëve të Ferrasit është e disata në harkun e pak ditëve.Familjet e prekura nga përmbytjet, një javë më parë patën dhe takim me Prefektin, por pa mundur të gjejnë një zgjidhje për çështjen e dëmshpërblimit.