34 vjet burg për bandën italo-shqiptare të drogës, 11 vjet për Gëzim Salillarin

Pas 17 vitesh gjykim, Gjykata italiane e qytetit të Napolit ka dhënë vendimin në shkallëtë parë ndaj 9 personave, anëtarë të një bande italo-shqiptare të akuzuar për trafik ndëkrombëtar të lëndëve narkotike.Banda trafikonte drogën nga Shqipëria në 4 qytete italiane; Bari, Napoli, Frozinone e Siena.Ajo përbëhej nga blerës, ndërmjetës e shitës të lëndës narkotike.Roli i shqiptarëe ishte të siguronin kokainën e heroinën e ta shpërndanin më pas në qytetet itaiane.Gjykata e Napolit ka dënuar me 34 vite burg 4 anëtarë të kësaj bande; 3 të tjerë janë lënë të lirë, ndërsa ndaj 2 të tjerëve akuzat janë hedhur poshtë për shkak të skadimit të kohës së marrjes së vendimit.Dënimin më të madh në vite e ka marrë shqiptari Gëzim Salillari me 11 vjet burg, italiani Ciro Ricciardi është dënuar me 10 vjet burg, Luigi Sansò me 9 vjet e Gaetano Spavone me 4 vite burgim e 20 mijë euro gjobë ndaj shtetit.Janë lënë në gjëndje të lirë shqiptari Musa Murataj e italianët Claudio Effuso e Mario Maione.