Papa Françesku do të shpallë 38 martirë shqiptarë të kohës së komunizmit

Papa Françesku do të shpallë 38 martirë shqiptarë të kohës së komunizmit. Dom Gjergj Meta shkruan në fb se proçesi i lumnimit të tyre ka përfunduar dhe presin vetëm firmën e Atit të Shenjtë.“Lajm i bukur e i gezueshem!Procesi i Lumnimit te 38 martireve shqiptare te kohes se Komunizmit, Vinçenc Prennushi me shoke martire, po pret vetem firmen e Papes Françesku, pasi ka kaluar te gjitha fazat tashme. Ky lajm behet i ditur nga Arqipeshkevi i Shkodres Imzot Massafra dhe nga Imzot Marcello Semeraro, anetar i Kongregacionit per Shenjterit dhe Sekretar i G9”.Dom Gjergj Meta shkruan më tej se “brenda ketij viti, perveç Nene Terezes besoj do kemi edhe festen e martireve shqiptare te vrare ne urrejtje ndaj besimit...”Midis emrave që do të shpallen martirë është Maria Tuci, Vincent Prenushi, Fran Gjini. Jo më kot ishte vetë Papa Françesku, i cili gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 24 shtatorin e vitit 2014, do ta definonte Shqipërinë si “vendin e martirëve”.