BE-Turqi, Juncker: Vizat nuk liberalizohen nëse nuk plotësohen kriteret

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka deklaruar se nëse Turqia nuk do të plotësojë kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave, atëherë ky proces mund të bllokohet. Ai shtoi se blloku me 28 anëtarë nuk ka ndërmend që të bëjë asnjë përjashtim për qeverinë e Ankarasë, pasi kjo është një cështje që kërkon përmbushjen e disa kushteve të caktuara. Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë vlerësuar se deri më tani, Turqia ka arritur të përmbushë vetëm 19 nga 72 kritere që nevojiten për vendosjen e regjimit pa viza."Turqia nuk do të përfitojë liberalizimin e vizave nëse nuk plotëson kriteret e vendosura", ka qënë kjo deklarata e bujshme e presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, e cila pritet t'i thellojë edhe më tej mosmarrëveshjet mes palëve. Ai shtoi se blloku me 28 anëtarë nuk do të bëjë asnjë përjashtim për Turqinë, pavarësisht marrëveshjes së firmosur më herët për emigrantët. Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë vlerësuar se deri më tani, Turqia ka arritur të përmbushë vetëm 19 nga 72 kritere që nevojiten për vendosjen e regjimit pa viza. Jucker tha se pret që qeveria e Ankarasë të bëjë më shumë përpjekje për të plotësuar edhe kushtet e mbetura."Turqia tani duhet që të përmbushë kriteret e mbetura, në mënyra që Komisioni Europian të miratojë propozimin për heqjen e vizave. Kjo është një cështje që ka të bëjë me përmbushjen e kritereve dhe BE-ja nuk ka ndërmend që të bëjë përjashtime për Turqinë."Deklarata e Juncker vjen si kundërpërgjigje ndaj prononcimeve të bëra më herët nga zyrtarët turq. Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se raporti i Parlametit Europian që kritikonte respektimin e të drejtave të njeriut në Turqi është një akt provokues i bllokut me 28 anëtarë. Ai u shpreh se dokumenti i publikuar nga një prej institucioneve kryesore të unionit rrezikon që t'i japë një konotacion destruktiv marrëdhenieve pozitive që janë ngritur deri më tani mes palëve.Erdogan theksoi se pret që Bashkimi Europian të ndryshojë sjellje. Ndërkohë, minsitri i Jashtëm turk, Mevlut Kavusoglu deklaroi se nëse blloku me 28 antarë nuk do të respektojë pikat për të cilat palët kanë rënë dakord për marrëveshjen e emigrantëve, atëherë qeveria e Ankarasë mund t'a anulojë akordin.