Putin-Poroshenko, liderët bien dakord për shkëmbimin e të burgosurve
Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord që të shkëmbejnë të burgosurit. Lajmi është komunikuar nga Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i cili tha se ka rënë dakord me homologun e tij Vladimir Putin, për të shkëmbyer piloten ukrainase të kapur në Rusi, Nadia Savçenko, me dy ushtarët rusë Jevgeni Jerofejev dhe Alexander Alexandrov. Poroshenko deklaroi se Putin ka rënë parimisht dakord për shkëmbimin, por ende nuk ka një datë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka komunikuar se ka rënë dakord me homologun e tij Vladimir Putin, për të shkëmbyer piloten ukrainase të kapur në Rusi, Nadia Savçenko, me dy ushtarët rusë Jevgeni Jerofejev dhe Alexander Alexandrov. Mundësia që kjo gjë të ndodhte ishte paralajmëruar edhe më herët nga qeveritë e dy vendeve, por kjo është hera e parë që Poroshenko prononcohet zyrtarisht. Në fjalën e tij, Presidenti ukrainas tha se Putin ka rënë paraprakisht dakord për të kryer shkëmbimin."Biseda me Vladimir Putin është inicuar nga unë dhe në bazë të përgatitjeve paraprake, besoj se kemi arritur një marrëveshje për të liruar piloten Nadia Savcenko. Sic e dini, më herët, gjykata jonë dha një vendim për të dy ushtarët rusë, ndaj lirimi i Savcenkos do të behet përmes një shkëmbimi me Jerofejev dhe Alexandrov."Nadia Savcenko u arrestua gjatë vitit të shkuar dhe u dënua me 22 vjet burgim në Rusi. Ajo u akuzua për përfshirje në vrasjen e dy gazetarëve rusë. Nga ana tjetër, Alexandrov dhe Jerofejev kanë pranuar se ishin pjesë e ushtrisë rusë dhe u kapën në Ukrainë në një operacion zbulimi. Gjykata ukrainase dënoi secilin me 14 vjet burgim mbi akuzat e akteve të luftës si dhe terrorizmit./Oranews.tv/