Fleckenstein vizitë të papritur: Jam në pritje të miratimit të Reformës në Drejtësi

Reporteri  për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Felceknstein,  gjatë një vizite jo zyrtare në Tiranë ka takuar krerët e politikës shqiptare. Europarlamentari i cili u investua personalisht në zgjidhjen e  krizës politike të vitit 2014, që  u pasua me miratimin e  ligjit të dekriminalzimit, është ndalur në një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. Zyra e shtypit e kryeparlamentarit, nuk ka dhënë informacion mbi takimin, por vetë Fleckenstein, në një prononcim për mediat informoi se fokusi ka qënë reforma në drejtësi, si kusht për çeljen e negociatave.Fleckenstein: Ky është një takim jo formal. Erdha për të marrë informacione sesi po shkon procesi i reformës më të rëndësishme asaj të drejtësisë. I mora informacionet, jam i gëzuar sepse mora lajme inkurajuese sepse reofrma mund të funksionojë dhe kjo është një gjë e mirë si për ju edhe për ne. Reporteri  i Parlamentit Europian, Felckenstein, ishte dhe  në selinë e Partisë Demokratike në një takim me kryetarin Lulzim Basha. Si fillim shefi i opozitës dhe Felckenstein,  kanë diskutuar në  praninë e dy delegacioneve ndërsa  më pas  janë zhvendosur në një takim kokë më kokë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme kanë qënë në fokus të diskutimeve.Basha: Sfida më urgjente e shqiptarëve, demokracia, zgjedhjet të cialt po afrojnë dhe nevoja për të punuar bashkë me BE dhe SHBA për të ndërtuar të gjitha garancitë që oligarkia dhe krimi i lidhur me pushtetin të mos cënojnë votën e shqitparëve.Pas takimit me Europarlamentarin, Lulzim Basha, foli për arrestimin e Emiljano Shullazit,  duke e cilësuar si hap të parë të reformës në drejtësi.Basha: Çështja të shërbejë si një test i monitoruar nga SHBA dhe BE. Të shërbejë si hapi i parë për reformën në drejtësi. Kjo ka rëndësi, sepse paketa ligjore është një copë letër nëse nuk dënohen kriminelët me damkë, si Emiljano Shullazi.Por a do të mundë Shqipëria, që të miratojë reformën në drejtësi deri në fund të pranverës?Basha: Po si mund të premtoj diçka që nuk e kam në dorë unë. Ne do bëjmë pjesën tonë dhe kemi bërë pjesën tonë.Europarlamentari Fleckenstein, është takuar me heret  dhe më kryeministrin Edi Rama nje takim qe nuk është pasuar me njoftim zyrtar për bisedime.Europarlemntari Fleckenstein, është takuar me herët  dhe më kryeministrin Edi Rama një takim që nuk është pasuar me njoftim zyrtar për bisedimet.Fleckenstein ka takuar dhe kryetarin e  delegacionit shqiptar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, Taulant Balla, me të cilin ka biseduar mbi rezolutën e miratuar për Shqipërinë. Zyrtari i lartë europian, ka rithkesuar dhe një herë se reforma në drejtësi është kushti thelbësor për çeljen e negociatave./Oranews.tv//Oranews.tv/