Presidenti i Maqedonisë mund të tërheqë vendimin

Ndërkohë mediat maqedonase shkruajnë se presidenti Ivanov mund të tërheqë vendimin e faljes së politikaneve në hetim, pas protestave masive që kanë përfshirë vendin prej më shumë se një jave. Sipas mediave vendase, tërheqja e vendimti të Ivanov mund të vijë edhe si pasojë e kritikave të ashpra të ndërkombëtarëve dhe takimeve që ai ka pasur me trupin diplomatik në Shkup.Gjithashtu për tërheqjen  vendimit mësohet se janë  kërkuar konsulta me ekspertë juridikë, jo të afërt me qeverinë. Vendimi i preisdentit ka çuar vendin në kaos në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 5 qershor, edhe pse opozita ka kërkuar shtyrjen e tyre dhe ka deklaruar se do të bojkotojë proçesin.