Sulm në Afganistan, Dhjetëra të vdekur, mbi 200 të plagosur
Një shpërthim me bombë ka tronditur Kabulin, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur. Ngjarja ndodhi në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, pak metra larg pallatit presidencial. Talebanët morën përgjegjësinë e ngjarjes së rëndë, duke shënuar kështu sulmin e parë të së ashtuquajturës ofensivë pranverore, shpallur prej tyre dy javë më parë. Presidenti Ashraf Gani tha se sulme të tilla frikacake nuk dobësojnë vullnetitn e vendit kundër terrorizmit.Dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi me bombë në Afganistan. Sulmi ndodhi në një agjensi sigurie në Kabul dhe është i pari në kryeqytet që kur talebanët shpallën ofensifën e tyre të re një javë më parë. Presidenti Ashraf Ghani dënoi sulmin në një deklaratë nga pallati presidencial, disa metra nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë.Sulmet të tilla terroriste frikacake nuk do të dobësojnë vullnetin dhe vendosmërinë e forcave afgane të sigurisë për të luftuar kundër terrorizmit, thuhet në deklaratën e presidentit.Zona rreth presidencës dhe vendit të ngjarjes u rrethua mënjëherë me forca të shumta policie dhe oficerë të rendit.Sipas dëshmitarëve okularë, të shtëna armësh u dëgjuan përreth 30 minuta pas shpërthimit të makinës. Disa minuta më pas talebanët morën përgjegjësinë e sulmit që kishte në shenjestër Agjensinë Kombëtare të Sigurimit që merret me mbrojtjen e qeverisë dhe personave të rëndësishëm në vend.Kryengritja e udhëhequr nga talebanët është fuqizuar që prej tërheqjes së shumicës së trupave ndërkombëtare luftarake. Sipas analistëve talebanët janë më të fuqishëm se kurrë që prej rënies së tyre nga pushteti në 2011.
