Çertifikata e tokës, Panariti: Mos e politizoni, të vendosen hartat dixhitale

Shqetësimi i fermerëve për titujt e pronësisë ka çuar në një takim me vendorët e Shkodrës, Hipotekës dhe Aluiznit Ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti. Nuk mund të zvarritet pa fund kjo problematikë, tha Ministri Panariti, ndërsa kërkoi vendosje të hartave dixhitale.Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, nga Shkodra premtoi zgjidhje të problemit të titujve të pronësisë për fermerët.Në një takim me krerët e Bashkive të qarkut dhe specialistë të Drejtorive të Bujqësisë, Hipotekës dhe Aluiznit, Panariti tha se nuk mund të zvarritet pa fund kjo çështje, e cila nuk duhet të lidhet me politikën, por të jepet një zgjidhje për banorët që e vuajnë.Edmond Panariti: Çertifikata e pronësisë duhet të jetë në duart e atij që zotëron tokën bujqësore që pastaj të vijë tek ne të kërkojë mbështetje apo të shkojë të marrë kredi në banka, ta shesë apo ta blejë. Është mirë ta thjeshtojmë sa më shumë këtë proçes, aty ku duhet të bëhen rimatje, pasi u tha këtu se nuk ekzsitojnë hartat, urgjentisht ti bëjmë këto harta. Mos e fusni në shinat e një debati politik, kjo u shërben të gjithë pozitës dhe opozitës, e cila kur nesër të jetë në pushtet do të gjejë një situatë krejt më ndryshe ku mund të zhvillojë.Sipas vendorëve të Shkodrës, titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore janë një garanci për një bujqësi intensive dhe të konsoliduar dhe kërkohet bashkëpunimi i Bashkive me institucionet shtetërore në këtë proçes.Më e ndjeshme është zona e Malësisë së Madhe, ku banorët nuk kanë marrë tokë me ligjin 7501, por funksionon ndarja e vjetër në bazë të kufijve.