At Nikolla Marku apel At Andonit: Dorëhiqu, rri larg atdheut dhe besimit ortodoks

Sikundër dhe kishte deklaruar një ditë parë, At Nikolla Marku u është përgjigjur akuzave të adresuara në drejtim të tij nga Mitropoliti i ri i Elbasanit me një deklaratë për mediat.Me një gjuhë të ashpër dhe me nota sa fetare aq edhe kombëtare, At Nikolla Marku i bën thirrje At Andonit të mos pranojë bekimin e djallosur nga kryepeshkopi Janullatos dhe të dorëhiqet menjëherë.Duke e cilësuar si përgfaqësues të fondacioneve off-shore të Janullatosit, Nikolla Marku i bën me dije At Andonit se i ka ditët e numëruara. Sakaq nuk mungon dhe paralajmërimi i rradhës.“Kushdo  qe  cenon kishen  ortodokse  te  ngritur  nga Fan Noli, do te pesoje fundin  e  padiskutushem  si  sherbetore te shovinizmit Vorio-Epir.Andon dhe Anastas  Janullatos,  mos guxoni  ti  afroheni kishes shqiptare ortodokse,  sepse  gjaku qe kerkoni te derdhni, do tju mbyse  direkt  juve,  si ne mendje  ashtu  dhe shpirt. Po ju themi,  jeni te mbaruar.  Mos  ju afroni atdheut  dhe besimit  ortodoks  shqiptar,  sepse  zjarri  i ferrit ju pret”.Kreu i kishës “Shën Maria” thotë se Metropolia e Elbasanit është një abuzim dhe përfitim nga takimi i Papa Françeskut me Bartolomeun, në dëm të Shqipërisë dhe vetë Atit të Shenjtë.Në fund At Nikolla Marku ka dhe një ftesë drejtuar besimtarëve por jo vetëm.“Ftoj te gjithe besimtaret  ortodoks  dhe simpatizante,  historianet,  politikanet,  patriotet  e vendit  tim,  te deshmojne  ne  Pashket qe po vijne,  forcen,  besimin dhe dashurine per historinë e ortodoksise dhe atdheut tone. Le ti tregojme  Janullatosit  dhe sherbetoreve  te tij tradhtare, se sa e duam besimin dhe atdheun tone Shqiperi”.Deklarata e plotë nga Kisha Kombëtare  Ortodokse e Pavarur  Shqiptare “Shën Maria” ElbasanShqiptarizmi  i  ortodoksise shqiptare,  nuk mund te cenohet nga bandite me veshje prifti dhe helm shovinizmi.Kush  kerkon  derdhje  gjaku,  brenda ortodoksise shqiptare,  do ta mbuloje  gjaku  i  tradhtarit kembe  e koke. Kush kerkon  percarje  brenda  besimtareve  te  vertete ortodokse , do ta mbuloje  percarja  brendi  shpirtit dhe mishit te kalbur qe e mban ne kembe si ty Andon dhe  Janullatos.Metropolia  e  Elbasanit, eshte nje abuzim dhe perfitim nga takimi i Papa Franceskut me Bartolomeun. Sa shpejt u nguten te nxjerrin perfitime ne dem te Shqiperise dhe Papes vete.Kushdo  qe  cenon kishen  ortodokse  te  ngritur  nga Fan Noli, do te pesoje fundin  e  padiskutushem  si  sherbetore te shovinizmit Vorio-Epir.Andon,  alias Janullatos,  ju  bejme  thirrje, te mos e pranosh  bekimin  e  djallosur  nga Janullatos, të dorëhiqesh  menjehere. Ti djalosh, perfaqësues  i fondacioneve off-shore  te Janullatosit i ke ditet e numeruara.Andon dhe Anastas  Janullatos,  mos guxoni  ti  afroheni kishes shqiptare ortodokse,  sepse  gjaku qe kerkoni te derdhni, do tju mbyse  direkt  juve,  si ne mendje  ashtu  dhe shpirt.Na vjen shume keq  qe,  dy perfaqësues  te  besimeve  te ndryshme  fetare  ishin aty, si babai  i  nje teqeje,  ashtu dhe nje perfaqsues i kishes rajonale katolike. Sa keq qe i perdoren ne menyren  me te pa bese. Turp per besimin dhe veshjen e tyre.Harmonia  fetare , nuk varet as nga Andoni  dhe  as nga Anastasi. Çdo perpjekje  per perçarje ne Elbasan dhe shqiperi ,  do te ndeshkohet  pa asnje hezitim  nga besimtaret  e  vertet shqiptare   por dhe nga ne si kishe.Anastas  dhe  Andon   Janullatos.  Ju e keni perbaltur atdheun tone ne cdo cep te botes,  sepse  dobësine  ekonomike  dhe  politike  e  keni  trajtuar si  pamundesise shtet-berje  dhe  besim berje. Po ju themi,  jeni te mbaruar.  Mos  ju afroni atdheut  dhe besimit  ortodoks  shqiptar,  sepse  zjarri  i ferrit ju pret.Ftoj te gjithe besimtaret  ortodoks  dhe simpatizante,  historianet,  politikanet,  patriotet  e vendit  tim,  te deshmojne  ne  Pashket qe po vijne,  forcen,  besimin dhe dashurine per historinë e ortodoksise dhe atdheut tone. Le ti tregojme  Janullatosit  dhe sherbetoreve  te tij tradhtare, se sa e duam besimin dhe atdheun tone Shqiperi.