I kapen 22.5 kg kanabis në banesë, arrestohen 3 persona, 1 në kërkim
Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.Gjatë finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar "Treblova 1" u bë e mundur sekuestrimi i 22 kg e 500 gr lëndë narkotike e llojit kanabis, ndërsa në pranga ranë tre poseduesit:1- Mehmet Mehmetaj, 46 vjeç, banues në fshatin Treblovë - Vlorë.2- Xhafer Rrapaj, 49 vjeç, banues në Selenicë - Vlorë.3- Julin Buza, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe - Vlorë.Sakaq policia shpalli në kërkim shtetasin A.G, 40 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.Kapja e tyre u bë në fshatin Treblovë. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Mehmet Mehmetaj.Droga ishte fshehur në banesë, e vendosur dhe e ndarë në 3 thasë të bardhë me thurje.Nga hetimet e kryera të policisë, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale në bashkëpunim me njëri-tjetrin.Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një automjet tip "Volskwagen" me targë VL6409C, në pronësi të Julin Buzës.[caption id="attachment_726207" align="alignnone" width="442"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_726208" align="alignnone" width="411"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_726209" align="alignnone" width="411"]
Mjeti i bllokuar nga policia[/caption][caption id="attachment_726210" align="alignnone" width="411"]
Mjeti i bllokuar nga policia[/caption]