Fatkeqësitë natyrore i kushtuan botës 7 trilion dollarë dëme dhe 8 mln viktima

Më shumë se 7 trilion dollarë ose 6.2 trilion euro përllogaritet dëmi ekonomik i shkaktuar në mbarë botën si rezultat i fatkeqësive natyrore nga viti 1900 deri në 2015.  Rreth 60% të dëmit e zënë përmbytjet dhe stuhitë.Studimi u prezantua të hënën nga Instituti Karlsruhe i Teknologjisë në një takim të Gjeoshkencave të BE në Vjenë.Ndërkaq nuk mbeten pas edhe humbjet njerëzore nga fatkeqësitë. Sipas studimit, 8 milion njerëz kanë humbur jetën përgjatë këtij harku kohor nga fatkeqësi të tilla si tërmete, vullkane, thatësira, zjarret etj.Më shumë se një e treta e dëmit ekonomik, apo 38.5% dhe pak më shumë se gjysma e humbjes së jetëve njerëzore është rezultat i përmbytjeve, tha James Daniell, inxhinier australian rrezikut në Institutin Karlsruhe të Teknologjisë në Gjermani."Përmbytjet janë shkaku kryesor për humbjet ekonomike dhe njerëzore”, tha Daniell, i cili ka kataloguar bazën e të dhënave për 35.000 fatkeqësi natyrore në mbi 115 vjet.Që prej vitit 1960, stuhitë dhe uraganet kanë zëvendësuar përmbytjet si forca më shkatërruese që goditën ndërtesat dhe infrastrukturën.Ende nuk mund të përcaktohet nëse kjo vjen për shkak të ndryshimit të klimës."Kur kthehemi në kohë, të dhënat nuk janë të plota.Kemi përmbytjet dhe stuhitë  gjatë viteve 1930 apo 1940, që nuk janë pjesë e bazës së të dhënave."Frekuenca e fatkeqësive të tjera natyrore, veçanërisht tërmetet që përbëjnë 26% të humbjeve dhe vullkanet të cilat shkaktuan një përqind, mbeten mjaft konstante me kalimin e kohës.Tërmetet përllogaritet se shkaktojnë gati 30% të numrit të vdekjeve, e thënë ndryshe, rreth 2.3 milionë jetë njerëzore të humbura gjatë periudhës 115-vjeçare.Prej këtyre, 60% e numrit të viktimave mbetën nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa 28 % nga tsunamet e shkaktuara.“Në përgjithësi, kostoja vjetore e humbjeve ekonomike për shkak të fatkeqësive natyrore është rritur në në mënyrë progresive me kalimin e kohës”, thuhet në studim.1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12