Furnizonin shkollën e mesme të gjuhëve të huaja me kanabis, tre në pranga

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, kryesisht në shkolla.Osman Mcini 30 vjeç, Adriano Bajrami 22 vjeç dhe N.B 16 vjeç, të tre banues në Tiranë u arrestuan rreth orës 20:30 të mbrëmjes së hënës.Ndalimi i tyre u bë i mundur falë punës së Seksionit të narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët kanë arritur t'i dokumentojnë veprimtarinë kriminale në shitjen e lëndëve të dyshuara narkotike e llojt "kanabis sativa", ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndën narkotike në ambjente përreth shkollave të ndryshme.Tre të rinjtë u kapën në flagrancë në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja "Asim Vokshi"dhe gjatë kontrollit fizik këtyre shtetasve u janë gjetur 4 doza kanabis.Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Osman Mcini janë gjetur 8 doza të tjera kanabis.Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim".