Masa të larta sigurie te Krimet e Rënda, kontrolle me qen antieksploziv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2016, 09:21
Gjykata e Krimeve të Rënda është blinduar me masa të rrepta sigurie, pasi sot në këtë gjykatë zhvillohen dy proçese gjysësore mjaft të rëndësishme, masa e sigurisë për Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij si dhe seanca e dytë e mbrojtjes së xhihadistëve pas pretencës së dhënë seancën e kaluar.Pasi një pjesë e të pandehurve të bëjnë mbrojtjen, gjykata do të tërhiqet për të shpallur vendimin për xhihadistët.Mësohet se ambjentet e Gjykatës po kontrollen me qen antieksploziv, ndërsa ka forca të shtuara policore.Reparti ‘Shqiponja’ do të jetë në gatishmëri deri në përfundim të dy proceseve gjyqësore.
