Nesër masa e arrestit, Prokuroria numëron biznesmenët e kërcënuar nga Shullazi

Eshtë shtyrë për nesër seanca gjyqësore në ngarkim të Emiljano Shullazit. Shkak është bërë seanca gjyqësore të cilësuarve si xhihadistë. Prokurorja që do mbronte akuzën tek Emiljano Shullazi është dhe prokurore tek gjyqi i Xhihadistëve Nderkohe avokati i tre të arrestuarve, mes tyre dhe Emiljano Shullazit thotë se ky i fundit është arrestuar vetëm nga dëshmia e babait të biznesmenit i cili pretendon se është vendosur eksploziv garazhit. Ndërkohë tre biznesmenë të Durrësit nuk kanë bërë kallëzim penal.

 Është mbështetur në dëshminë e babait të personit që i është vendosur garazhit por është babai I personit që pretendon se është kanosur.Janë disa persona biznesmennë në qytetin e Durrësit që pretendojnë se janë kanosur në shkëmbim të dhënies së pasurisë. Asnjë persona nuk kanë bërë kallzim. Tre personat nuk kanë bërë kallzim. Është vetëm dëshmia e babait të shtetasit Zaka, është Jani Zaka, është ngatërruar qëllimisht Arjan me Jani Zaka për të mos u kuptuar se kush e ka bërë kallzimin. E ka bërë i ati i personit" Prokuroria do të kërkojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda burg pa afat për Emiljano Shullazin dhe dy të ndaluarit  e tjerë, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin mbi të cilët rëndojnë të njëjta akuza.

 Në kërkesën e prokurorisë thuhet se grupi i Shullazit përbëhet nga kontigjentë kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, disa prej tyre të dënuar dhe më konkretisht shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë, personat të cilët njihen si biznesmenë të njohur të vendit dhe më konkretisht një shtetas që zotëron një kompani të njohur në Durrës për tregtimin e materialeve ndërtimore dhe hidrosanitareve, shtetasin A. B, pronar i disa lokaleve në qytetin e Durrësit si dhe përfaqësues i një kompanije kafeje në Durrës dhe një biznesmeni të njohur që zotëron një kompani nafte në Shqipëri. Në pritje të masës së sigurisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjeruar rrethin e hetimeve edhe për persona të tjerë. Avokati Altin Qafa tha se do të kërkoj lirimin e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit. “Do kërkoj arrest shtëpie dhe mbikëqyrje për Blerim Shullazin. Do të kërkojmë aktet procedurale që janë kryer nga prokuroria” Emiljano Shullazi akuzohet për kërcënim të biznesmenit Arjan Zika. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Gjyqtar eshte Idriz Mulkurti, prokuror Elisabeta Ymeri. 

Kercenimet  Krahas kërcënimit për gjobëvënie ndaj biznesmenëve, grupi hetimor,  i  cili drejtohet nga kreu i Krimeve  të Rënda Besim Hajdarmata kanë nisur të verifikojnë aftësinë paguese edhe të dy bashkëpronarëve të tjerë të ish-hotel Vollgës me mbiemër Kodra, të cilat kanë dhënë një shume prej 670 mijë euro për të blerë një pjesë  ish-hotelit. Ora News siguron ekskluzivisht kontratën e shitjes.Prokuroria ka dyshime se këta individë  nuk kanë patur të ardhura të mjaftueshme për të  bërë këtë blerje, ndaj ka nisur verifikimi për burimin e këtyre të ardhurave. Gjithashtu, po kryen verifikime dhe për shtetasin arab, i cili i ka dhuruar pjesën e tij të pasurisë Shullazit.

 Emri i Emiliano Shullazit rezulton në dokumentet e pronarëve të ish-hotel Vollgës në Durrës ku në rrethana ende të paqarta, ish-pronari i kësaj godine ia ka dhuruar pjesën e tij Emiliano Shullazit. Ndërkohë, në lidhje me akuzën e kërcënimit krahas Mynyr Konit gjatë ditës së djeshme  prokuroria ka marrë në pyetje edhe rektorin Dhori Kule, i cili ka qenë i pranishëm kur është kërcënuar  kandidati për rektor Koni. Me provat e mbledhura deri tani mes të cilave edhe përgjimet që janë bërë muajt e fundit me vendim gjykate, prokuroria do të kërkojë në gjykatë masën “arrest me burg” për tre të pandehurit. Pas arrestimit të Emiliano Shullazit bëhet me dije se Prokuroria është duke hetuar të paktën dy raste, ku Shullazi ka përfituar apo ka kërcënuar për përfitim të një pasurie të paluajtshme.