Shpërthim eksplozivi në një lokal në Shkodër, vetëm dëme materiale
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 23.05 të mbrëmjes së të hënës në një lokal në rrugën “Gjovalin Gjadri” të lagjes “Skenderbeg”, Shkodër.Lënda eksplozive ishte vendosur në ballkonin e katit të dytë të lokalit.Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të lehta materiale.Mësohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e lokalit “Bar Bufe” të marrë me qera nga shtetasi me iniciale S.Gj, 30 vjeç, banues në Shkodër.Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje nisi hetimet ku mori në pyetje pronarin dhe banorë të zonës.Për shkak të errësirës autorët kanë arritur të largohen, ndërsa po punohet për idenifikimin e tyre.Të paqarta janë shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv".[caption id="attachment_726215" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi shpërthimi ne Shkoder[/caption]