Kryeministri bullgar: Gruevskit nuk dëshiroj t’i them as “Mirëdita”!
Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov duket se e ka kaq inat ish-kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, saqë nuk dëshiron t’i thotë as “Mirëdita”.Ai tregohet i ashpër me politikat e ndjekura nga ish-homologu maqedonas për sa i përket çështjes së emigrantëve.“E di që kur Maqedonia miratoi që vendkalimi jugor (Јужен поток) të kalojë andej, përmes Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë, menjëherë u paraqitën probleme atje. Tani që ata e bllokuan rrugën e migrantëve dhe u mbyll rruga ballkanike e refugjatëve, përsëri u paraqitën problem atje. Kush më njeh e di se unë me kryeministrin Gruevski nuk flas, nuk dua as mirëdita t’i them. I iki çdo takimi me të. Edhe mua nuk më pëlqen ajo që ndodh atje, por ajo është punë e tyre, maqedonase”, deklaroi kryeministri Borisov./Ora News/