Dibra: Po politizohet procesi zgjedhor, policia të zbardhë deklaratat për kërcënim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2016, 17:27
Kandidatja për Rektore në Universitetin e Tiranë, Klodeta Dibra i ka bërë thirrje policisë që të reagojë dhe të zbardhë deklaratat për kërcënime.“I bëj thirrje policisë të reagojë dhe të zbardhë deklaratat për kërcënim. Situatat e krijuara po shkundin demokracinë në Universitete dhe po inkriminohet e politizohet ky proces zgjedhor”, shprehet Dibra.“Mosdaleja e të vërtetës – shprehet Dibra- nuk garanton një proces normal të zgjedhjeve në Universitete. Drejtuesit e sotëm kanë marrë peng univeritetin dhe duan ta bëjnë sërish”/Oranews.tv/