Haxhinasto: Kompanitë austriake, mundësi pas heqjes së ekskluzivitetit të TIA-së

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri Johann Sattler.Në njoftimin e ministrisë thuhet se "Gjatë takimit Haxhinasto, paraqiti si një sektor të rëndësishëm bashkëpunimi transportin ajror, në të cilin kompanitë austriake, janë prezent me shërbimet e tyre por që mund edhe të angazhohen në investime të infrastruktuës aeroportuale. Veçanërisht  pas  heqjes së ekskluzivitetit të operatorëve të Aeroportit të Rinasit."Ministri Haxhinasto,  e falenderoi ambasadorin për asistencën  e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë së vendit, dhe u ndal veçanërisht në frytet e asistencës teknike në sektorin jetik të ujësjellës kanalizimeve. Më tej Ministri dhe Ambasadori, diskutuan mbi mundësitë e gjera për zhvillim e këtyre marrëdhenieneve. Ai vlerësoi si mundësi konkrete bashkëpunimin në sektorin e transportit hekurudhor, i cili paraqet nevoja të mëdha për investime.Duke folur për procesin e Berlinit, Haxhinasto  shprehu besimin që mbas samitit të Vjenës, për rrjetin bazë të rajonit, Samiti i Parisit në 4 Korrik, do të sjellë rezultate konkrete në drejtim të financimit të projekteve të konektivitetit dhe infrastrukturës./Oranews.tv/