Pedagogët: Modelet e deformuara të politikës në institucionet e dijes
Kur kanë mbetur vetëm 2 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve në insitutcionet e arsimit të lartë, në Universitet duket se është krijuar një situatë pasigurie dhe tensioni pas denoncimit publik se është kërcënuar kandidati për Rektor Mynyr Koni si dhe Rektori aktual Dhori Kule. Studentët nuk duan të komentojnë, ndërsa akademikët thonë se modele të këqija të politikës po implementohen në institucionet e dijes. Universiteti i Tiranës në një deklaratë për mediat, pranon se Rektori aktual Dhori Kule dhe kandidati Mynyr Koni janë kërcënuar dhe kanë informuar strukturat shtetërore.Tiranë-Në vigjilje të zgjedhjeve në Universitet, denoncimi nga ish-kryeministri Sali Berisha se një nga kandidatët kryesor në këtë garë është kërcënuar nga përfaqësues të botës së krimit për të cilat tha se kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama ka krijuar një situatë të dukshme tensioni në institucionet e arsimit të lartë.Auditoret këtë të hënë në Fakultete, ku dhe gara ka qenë më e fortë si tek Shkencat e Natyrës dhe në Fakultetin Ekonomik, kanë shërbyer për mësim por jo për të prezantuar apo ballafaqur programet e kandidatëve.Madje studentët në Fakultetin e Shkencave të Natyrës nuk duan të komentojnë për këtë proçes.Universiteti i Tiranës nëpërmjet një deklarate pranon se kandidati për Rektor Mynyr Koni dhe Rektori aktual Dhori Kule janë kërcënuar dhe për këtë arsye kanë informuar instancat shtetërore."Strukturat shtetërore janë informuar për ngjarjen e rëndë nga Rektori dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe ato kanë marrë menjëherë masat e duhura duke vlerësuar seriozisht këtë situatë të paprecedentë në zgjedhjet universitare".Stafi elektoral i kandidatit për Rektor, Mynyr Koni, tha për Ora News se ka qënë i pranishëm vetëm pak minuta në Fakultet dhe më pas është laguar për të vijuar axhendën e tij, por pa dhënë detaje se ku vijonte prezantimi i programit.Kërcënimet, akademikët i konsiderojnë si një implementim të modeleve të gabuara të politikës në institucionet e dijes.Anila Paparisto, kandidate për dekane në FSHN: Detyra kryesore e pushtetit gjyqësor në Shqipëri është që të flasi përpara se të gjithë ne të shkojmë para kutive të votimit dhe e dyta, politika të heshti.Dr. Ilo Mele, pedagog: Kjo është një bombë e madhe që bie mbi universitet, mendo pastaj se çdo të bëhet në qendra urbane.Përfaqësuesi i Lëvizjes për Universitetin i bën thirrje studentëve për të bojkojtuar votimin dhe nisjen e protestave.Arlind Qorri: Masa e madhe studentore dhe çdo pedagog i ndërgjegjshem jo vetëm duhet ti bokotojë zgjedhjet, por duhet të protestojë ditën e zgjedhjeve kundër kësaj farëse elektorale./Oranews.tv/