Në Durrës dynden pushuesit, por në maj nis plugimi i rërës

Kur na ndajnë pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit turistik, përgjatë vijës bregdetare të plazhit të Durrësit nuk është marrë asnjë masë për infrastrukturën e përgjithshme pritëse.E gjithë vija bregdetare është e mbushur me alga dhe mbetje të tjera, ndërsa edhe këtë sezon veror do të mungojnë tualetet publike.Pushuesit e parë që kanë nisur të frekuentojnë plazhin e Durrësit shprehen se situata nuk është normale.Pritet që në fillim të muajit maj të nisë pastrimi, plugimi dhe disinfektimi i rërës, ndërsa në 15 maj Bashkia do të çelë zyrtarisht sezonin turistik veror.