Hafizi nuk komenton kërcënimin, por i kërkon Qeverisë garanci për zgjedhjet në UT

Zhvillimet e fundit në zgjedhjet Universitare kanë qenë pjesë e diskutimeve  në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS.Deputetja dhe akademikja, Mimoza Hafizi, tha për gazetarët pas mbledhjes tha se kërkoi garanci ligjore për proçesin zgjedhor.Hafizi: Kërkova që Qeveria, sepse në legjislacionin e arsimit të lartë parashikohet që Qeveria dhe MAS e cila harton dhe rregulloren e zgjedhjeve është garanti për ecurinë ligjore në të gjitha hallkat e Universitetit, por në veçanti për proçesin zgjedhor. Dhe Përgjigjia ishte që Qeveria dhe MAS ka marrë të gjitha masat për një ecuri normale të proçesit zgjedhor në Universitet dhe duke garantuar një autonomi universitare. Ky ishte bashkëbisedimi që morëm sot.Deputetja refuzoi të japë një koment lidhur me kërcënimin e kandidatit për Rektor të UT dhe atij aktual, ndërsa shprehu rezervat mbi bashkëpunimin mes Qeverisë dhe Universiteteve.Hafizi: Për të parën nuk mund të kem opinion, është proçes që hetohet në rrugë ligjore. Për të dytën kam shprehur rezervat e mia për gjithë proçesin që ka ngjarë sot në bashkëpunimin mes Qeverisë dhe Universiteteve, ky proçes ka shfaqur dhe pasojat e veta që po shohim në zgjedhjet Universitare.Sa i takon zgjilimeve brenda PS, Hafizi bëri me dije se ka depozituar në Komisionin Zgjedhor të Partisë kërkesën për hapjen e kutive të votave të referendimit.Hafizi: Mbledhja e Asamblesë do të bëhet të shtunën. Sot kam depozituar në Komisionin Zgjedhor të Partisë kërkesën për hapjen e kutive të referendumit. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare në varësi të përgjigjes që do të kem, edhe të përgjigjes që nuk kam marrë nga Komisioni i Garancive Statutore për të gjithë ato shkelje që kemi pretenduar për referendumin, të gjitha këto do të jenë objekte diskutimi edhe në Asamblenë e ardhshme Kombëtare.