AAK dhe Nisma koalicion parazgjedhor, lihet jashtë Vetëvendosja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA kanë nënshkruar së fundmi një marrëveshje për të thelluar bashkëpunimin mes tyre, teksa në këtë akord nuk është përfshirë Lëvizja Lëvizja Vetvendosje.Palët kanë rënë darkord për tre pika kryesore ku përfshihen ndërtimi i një koalicioni parazgjedhor në zgjedhjet e ardhshme, qëndrimi i hapur ndaj  çdo force politike që kërkon të bashkëpunojë me përjashtim të partive në pushtet si dhe qëndrimi i hapur ndaj kandidadurave të tjera nga Shoqeria Civile apo për personalitete të jetës publike.Në fjalën e tij, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, deklaroi se ky koalicioni do të sjellë ndryshimin, teksa theksoi se kthimi nuk në kuvend nuk është një opsion për forcën poltiike të drejtuar prej tij.Haradinaj: “Ky bashkëpunim i avancuar me NISMA-n është bërë pasi e ndjejmë peshën e përgjegjësisë për ndryshime. Kjo marrëveshje është si ftesë për forcat politike”.Në të njëjtën linjë qëndroi edhe lideri i NISMA-s Fatmir Limaj.Limaj: “Rreth këtij boshti janë të hapura dyert për të gjitha partitë politike. Kjo është marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit opozitar. Ky koalicion parazgjedhor jep shpresë për ndryshim të qeverisjes”Një përcarje midis forcave të partive opozitare ishte paralajmëruar edhe më herët. Në bazë të deklaratave të zyrtarëve të lartë të tre partive, mësohet se shkaku i mosmarrveshjes mes tyre është bërë propozimi i një kandidati që do të kryesonte edhe koalicionin në zgjedhjet e ardhshme dhe që rrjedhimisht do të zgjidhej Kryeminister në rast triumfi të këtij bashkimi./Oranews.tv/