Mitropoliti i ri i Elbasanit: At Nikolla Marku ka uzurpuar kishën "Shën Maria"
Përplasje në Kishën Ortodokse të Elbasanit. Mitropoliti i porsazgjedhur i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit akuzoi At Nikolla Markun se ka uzurpuar kishën "Shën Maria", e cila ndodhet në Kala. Akuza u bë gjatë ceremonisë së fronëzimit të At Andonit, ku ishte i pranishëm dhe kryepeshkopi Janullatos, i cili mbajti meshë në gjuhën shqipe.Elbasani, Shpati dhe Librazhdi ngrihen në rang Mitropoli. Kisha ortodokse autoqefale, nën drejtimin e Kryepeshkopit Janullatos, ka organizuar ceremoninë e fronëzimit të At Andonit, Mitropolit të ri të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit.Mitropoliti i ri e ka cilësuar si paradoksale situatën e krijuar me kishën Shën Mari në lagjen Kala e cila njihet për oponencën e ashpër që At Nikolla Marku i ka bërë Kryepeshkopit Janullatus duke e cilësuar atë si të paligjshëm në Shqipëri.At Andoni: “ Pavarësisht situatës paradoksale që ende vazhdon të ekzistojë në kishën historike Shën Mari dhe të godinës pranë saj në lagjen Kala në qytetin e Elbasanit , të cilat në mënyrë të paligjshme mbahen të uzurpuara, por që me ndihmën e zotit dhe uratat tuaja do të mund to rikthejmënë gjirin e kishës dhe në shërbim të besimtarëve të qytetit”.I kontaktuar At Nikolla Marku tha se do ta bëjë paraditen e së martës, një deklaratë zyrtare si kundërpërgjigje për Mitropolin e ri të Elbasanit./Oranews.tv/