Presidentja e Brazilit, në prag të pezullimit nga detyra

Dhoma e ulët e parlamentit brazilian votoi pro nisjes së procedurave të hetimit të presidentes së vendit Dilma Rousseff, e cila akuzohet për manipulim të defiçitit në rritje në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2014. Drita jeshile erdhi pas kalimit të pragut prej dy të tretave ose pas votës pro të 342 deputetëve. Kjo do të thotë se tashmë senati do të hapë një gjyq formal për hetimin e presidentes gjatë javëve të ardhshme. Në votimin e parë të senatit duhet të arrihet një shumicë e thjeshtë, në mënyrë që senati të marrë masa, kohë në të cilën Rusef do të jetë e detyruar të pezullojë presidencën e saj për 180 ditë, gjatë të cilave, pra përkohësisht, në krye të venDit do të shërbejë zëvendësi Michel Temer.Nëse në votimin e dytë arrihen dy të tretat, Rousseff do të largohet nga detyra, dhe Temer do të marrë përsipër presidencën. Por në qoftë votimi dështon, russef do të rimarë detyrën. Qindra mijëra protestues ndoqen live votimin maratonë në rrugë dhe sheshe të ndryshme në të gjithë vendin nëpërmjet ekraneve të mëdha të vendosura posacërisht për këtë ngjarje. Përkrahësit e zonjës Rousseff ishin veshur me të kuqe, kurse kundërshtarët e saj me të gjerbër dhe të verdhë, ngyrat e flamurit brazilian. Rreth 25.000 protestues nga të dyja palët ishin jashtë ndërtesës së Kongresit, të ndarë nga një barrier metalike që shtrihej në një kilomëtër hapësirë. Pas votës kundër presidentes, të gjithë kundërshtarët e presidentes nisën festën.68 vjecarja Rusef ka mohuar me forcë akuzat, duke u shprehur se të gjithë kundërtshtarët e saj po dënojnë një grua të pafajshme për të mbrojtur të korruptuarit.