TAP nis punimet, PD: Rama qesharak, krenohet me punën e Qeverisë Berisha

Partia Demokratike akuzoi sërish sot kryeministrin Edi Rama se po krekoset me punën e qeverisë Berisha.Teksa përshëndeti nisjen e punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP, deputetja Jorida Tabaku tha se Gazësjellësi është i fundmi i investimeve serioze në vendin tonë i firmosur në fillim të vitit 2013 është një kujtesë për seriozitetin dhe angazhimin e qeverisë së Partisë Demokratike në shërbim të ekonomisë dhe punësimit.Tabaku: "Por sot edhe një herë, u pa se sa qesharak bëhet Kryeministri, i cili jo vetëm nuk përmend asgjë për punën e mëparshme, por i kapur rëndë nga sindroma e vitit zero flet sikur projekti lindi ditën që ai erdhi në pushtet.Ekonomia shqiptare ende vazhdon të mbahet në patericat e investimeve të qeverisë së shkuar sepse vetë Edi Rama ka të tjera prioritete: pasurimin e tij dhe oligarkëve të tij përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive me paratë e taksave të rritura të shqiptarëve".Sipas Tabakut, ekonomia sot reflekton plotësisht dështimin e zotimeve që ky Kryeministër bëri 3 vjet më parë.Tabaku: "Edi Rama ka mbi supe damkën e rënies së investimeve të huaja me 57 mln euro më pak (5.7%) në raport me vitin zgjedhor 2013.Sot fatkeqësisht Shqipëria nuk është më një vend atraktiv për investimet e huaja ashtu siç e kanë konfirmuar edhe investitorët gjermanë apo amerikanë. Asnjë investitor strategjik nuk ka ardhur e nuk do të vijë në qeverisjen e Edi Ramës. Shumë prej tyre janë larguar dhe të tjerë janë bërë gati të ikin".Tabaku përsëriti edhe njëherë zotimin e PD për të nxjerrë vendin nga kriza Rama.Tabaku: "Përmes uljes së taksave, tarifave dhe faturave do ti kthejmë shqiptareve dhe 1 miliard euro çdo vit. Bashke do të ndërtojmë një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurte për të gjithe e do ta bëjmë Shqipërinë vendin më atraktiv në rajon për investitorët".