Gjenden skeletet e një çifti në Tropojë, ja vendi

Ky është vendi ku u gjetën sot dy kufoma, ende të pa identifikuara. Skeletet u gjetën në Tropojë dhe janë të një mashkulli dhe një femre.Sipas policisë, eshtrat janë gjetur pranë fshatit Mejdan në një zonë të pyllëzuar. Policia sqaron se eshtrat mbanin të veshur roba sportive dhe se nuk janë të dëmtuar me armë zjarri apo mjete të tjera."Sot më datë 17.04.2016, në vendin e quajtur "Roga e Kermes", fshati Mejdan, Bashkia Tropoje, rreth 100 m larg rruges nacionale, në një vend të pyllëzuar, të pergatitur për pushim, janë gjetur dy kufoma të skeletuara, të veshura me rroba sportive.Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se skeletet dhe rrobat janë të pa dëmtuara me armë zjarri apo mjete të tjera", sqaron policia.Deri tani nuk është bërë e mundur identifikimi i tyre.Provat materiale të sekuestruara në vendngjarje, janë dërguar për ekzaminime të metejshme, prova te cilat do të ndihmojnë në identifikimin e kufomave dhe shkakun e vdekjes.tropoje eshtrat

/Oranews.tv/