Vaksinimi i fëmijëve, mjekët në Durrës dhe Elbasan: Prindërit Hezitojnë
Alarmi i dhënë së fundmi se vaksina për fëmijët 1 vjeç shkakton autizëm ka shkaktuar panik edhe në rrethe. Mjekët deklarojnë se nuk ka asnjë rrezik në një kohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka ndaluar atë. Por pavarësisht kësaj, paniku ka krijuar frikë tek nënat të cilat shpesh herë kanë hezituar në bërjen e vaksinave.Hezitimi i prindërve nëse duhet të bëjnë vaksinën ose jo për të vegjlit e tyre është i dukshëm edhe në qytete të tjera të vendit.Në Elbasan, mjekja pediatre Blerina Elezi, pranon se ka një refuzim për kryerjen e vaksinës dhe kjo vjen më së tepërmi nga mungesa e informacionit të prindërve.Blerina Elezi: Kemi dëgjuar edhe në Konsultoren tonë, vinë nëna dhe shfaqin shenja të atilla, kanë mosbesim ndaj vaksinës. Tani janë dhe këto rrjetet sociale që informohen gabimisht sepse aty mund të futësh çdo gjë dhe jo çdo gjë është e mirëqënë ashtu siç e lexojnë dhe e shohin.Në kohën kur në media, artikujt apo materialet janë të shumta pas publikimit të raportit të Agjencisë Amerikane të Kontrollit të Ushqimit dhe Barnave, bluzat e bardha në vend po punojnë për të qetësuar prindërit me argumentin se asnjë fakt shkencor deri tani nuk vërteton se vaksina shkakton autizëm.Fatmir Shahini: Ata që do të vendosin nëse bëhet apo nuk bëhet janë mjekë ekspertë të kësaj fushe që gjithë jetën e tyre e kanë kaluar mbi të dhe vendos Organizata Botërore e Shëndetësisë tipin e vaksinës, llojin, kushtet. Nëse ka një risk duhet ta pranojmë atë risk. Askush nuk e di riskun, duke hipur në shkallë mund të rrëshkasim të thyejmë këmbën, por nuk na e bëri kush, qe një rrisk, një fatkeqësi, një moment.Injektimi i vaksinës bëhet tek fëmijët një vjeç dhe në konsultoret apo pediatritë e vendit kohët e fundit është evidentuar një rënie e numrit të të vegjëlve të vaksinuar.