Nikolla Hyka, emërohet Episkopi i Apolonisë

Hirësia e tij, Nikolla Hyka është emëruar mesditën e sotme Episkop i Apolonisë për Mitropolinë e Apollonisë dhe të Fierit.Emërimi i tij në krye të kësaj Mitropolie është bërë në një ceremoni festive në kishën e Shën Gjergjit nga hirësia e tij Sinodi i shenjtë i kishës ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos.Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë drejtues e përfaqësues të kishës ortodokse të mitropolive të ndryshme, përfaqësues të pushtetit vendor e të partive politike si dhe besimtarë të shumtë ortodoksë të zonës së Fierit dhe më gjerë.Pas pritjes që iu rezervua Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, në kishën e Shën Gjergjit u mbajt edhe shërbesa e rastit lidhur me këtë ngjarje.Emërimi i hirësisë Nikolla Hyka erdhi pas sinodit që u zhvillua disa ditë më parë në Durrës për përmirësimin e statutit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë si dhe themelimit të dy mitropolive të reja ajo e Apolonisë së Fierit ku bëjnë pjesë zonat Fier, Patos dhe Libofshë që u shkëputën Mitropolisë së Beratit dhe mitropolia e Elbasanit ku bëjnë pjesë zonat e Elbasanit, Librazhdit e Shpatit që i shkëputen Mitropolisë së Tiranë – Durrës./Oranews.tv/