Djegia e shqiptarit, në kërkim njeriu i “mistershëm” me biçikletë
Vdekja e shqiptarit Vilson Meshi në Basildon të Britanisë së Madhe mbetet ende mister.Të gjithë personat e arrestuar për rastin janë liruar pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme për ta.Autoritetet hetimore atje janë duke vëzhguar me kujdes një video të filmuar pak pas ngjarjes, ku një person shihet me biçikletë në zonë.Identiteti i personit të kapur nga kamerat filmike nuk dihet ende."Ne mbetemi të angazhuar për të gjetur ata që janë përgjegjës për vdekjen e z Meshi dhe u bëjmë thirrje qytetarëve që të shohin videon nëse mund ta njohin personin në fjalë”, tha Stephen Jennings nga drejtoria e krimeve të rënda.Për të gjithë ata që kanë informacion u kërkohet që të dërgojnë të dhënat pranë policisë kundrejt një shpërblimi prej 5 mijë paundësh britanikë.
/Ora News/