Bejtja: Kompania azere inaktive, zgjidhja tejet komplekse

Ndërsa punëtorët e ARMO-s po protestojnë për mosmarrjen e pagave prej 8 muajsh, qeveria është në udhëkryq dhe nuk i jep dot këtij problemi.Zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja deklaron për Ora News se çështja është komplekse dhe zgjidhja që do t'i jepet nga grupi i punës i ngritur nga qeveria prej 2 muajsh do të jetë për të gjithë problematikën e kompanisë së naftës dhe jo vetëm për pagat e punonjësve.Bejtja: Çështja është komplekse, edhe zgjidhja duhet të jetë e tillë dhe nuk mund të jepet vetëm për pagat. Bëhet fjalë për një kompani private. Punëtorët duhet të bëjnë presion te kompania, Avokati i Popullit dhe sindikatat dhe jo te qeveria. Grupi i punës i ngritur nga qeveria kishte një afat dymujor, por afati është shtyrë dhe ne ende nuk e kemi një zgjidhje.Qeveria nuk i jep dot zgjidhje e vetme problemit të ARMO-s, ndërsa ende nuk ka kontakte me kompaninë azere, Heany Assets Corporation që në gusht të vitit 2013 mori në pronësi 85 për qind të aksioneve të ARMO-s.Bejtja: Kompania duhet të plotësojë disa kushte, që kjo situatë të ketë një zgjidhje. Por, kompania është inaktive. Ne, aktualisht po bëjmë rakordimin e borxheve.  Sipas të dhënave nga Ministria e Energjisë dhe industrisë, borxhet e ARMO-s vlerësohen në rreth 600 milionë dollarë, ku rreth 207 milionë janë të bankat, ndërsa pjesa tjetër në Tatime e Dogana dhe te palët e trete.