Rrugët dytësore të Beratit në gjendje skandaloze, s’ka ndërhyrje prej 25 vitesh

Rrugë të mbushura me baltë dhe ujë, mungesë trotuaresh, mungesë ndriçimi ndërkohë që për hapësira të gjelbra as që bëhet fjalë.Kjo është gjendja ku ndodhen  shumë prej rrugëve dytësore në qytetin muze të Beratit të mbrojtur nga UNESCO. Banorët e lagjes “Çlirim Dy”, thonë se do bojkotojnë zgjedhjet, pasi politikanët vetëm sa u premtojnë në fushata dhe nuk bëjnë asgjë. Banorët: Prej 25 vitesh që banoj këtu nuk është investuar asgjë. Gjendja është skandaloze. Këtu ka vetëm gropa. Ne jemi taksapagues të rregullt. Natën nuk kalohet dot sepse nuk ka ndriçim.Në pjesën më të madhe të rrugëve nuk është investuar prej vitesh dhe pamjet e dëshmojnë më së miri këtë gjë. E tillë është situata në lagjen "Çlirim II" në hyrje të qytetit, ku rruga ku kalojnë banorët është e mbushur e gjitha me gropa dhe me baltë.Në këtë lagje mungojnë trotuaret, ndriçimi dhe kjo situatë ka shkaktuar zemërimin e banorëve. " Jemi taksa pagues të rregullt dhe nuk kemi se ku të hedhim këmbën nga balta uji dhe errësira.Mos të vijnë më për të na kërkuar votat sepse nëse nuk ma përmirësohet gjendja ne nuk do të marrim më pjesë në zgjedhje, pasi kemi 25 vite që jemi lënë pas dore", thonë banorët.Sipas banorëve të beratit, e njëjta situatë është dhe në shumë lagje dhe rrugë të tjera dytësore në këtë qytet ku thonë se prej 25 vitesh nuk është investuar./Ora News/