Kështjellën e kthyen në plantacion droge, tre shqiptarët e arrestuar u justifikuan
Shqiptarët duket se kanë fantazi të gjerë për të kultivuar lëndë narkotike, por jo gjithmonë ia dalin.Më herët, një shqiptar kishte mbjellë drogë në një nga dhomat e tij pa dijeninë e shokut me të cilin jetonte në një shtëpi, ndërsa së fundi, kultivimi i marijuanës është zbuluar në një kështjellë të braktisur.Protagonistë janë tre shqiptarë, të cilët edhe u arrestuan. Kështella ishte në pronësi të provincës Forlì-Cesena në Sotcana dhe prej vitesh ishte e braktisur.Ndërtesa e madhe ishte trashëgimi e Giuseppe Pedriali më shumë se 20 vite më parë, ndërsa së fundi ishte kthyer në plantacion për kultivimin e lëndëve narkotike.Policia italiane gjeti dy dhoma të “blinduara”, të cilat kishin sistem ujitës, ajër të kondicionuar, llamba përkatëse halogjen dhe sistem ventilimi. Një dhomë tjetër përdorej si depo për mbledhjen e ujit.
Pasi policia hyri në plantacion gjeti 550 bimë me një lartë 1.80 cm secila. Në fakt, hyrja në zonë u bë krejt rastësisht pas kërkimeve për një qen të kequshqyer.Era e rëndë e marijuanës ngriti dyshimet për praninë e drogës. Më vonë, tre shqiptarë mbërritën me një automjet, përkatësisht të moshës 25, 27 dhe 48 vjeç, të gjithë banues në krahinën e Firences.Tre shqiptarët janë përpjekur të justifikohen, duke thënë se kishin mbjellë bar.Ata u arrestuan nga policia për kultivim të drogës, abuzimit me kafshët, pushtim të pronave dhe ndërtesave si dhe vjedhje të energjisë elektrike. /Ora News/