A është kjo gorillë balerina më e mirë që keni parë?

Ky është momenti i pabesueshëm se si një gorillë e vogël tregon talentin e saj në balet teksa performon një version unik të “Liqenit të mjelmave” brenda kafazit të saj.Video qesharake është filmuar nga anëtarët e stafit në kopshtin zoologjik Twycross në Leicestershire.Në klip gorilla e quajtur Lope bën një piruetë dhe më pas rrotullohet në tokë.Duke folur për Daily Mail, zëdhënësja e parkut zoologjik zbuloi se gorilla e cila mbushi 3 vjeç këtë janar, ishte thjesht duke u argëtuar.“Gorilla thjesht po argëtohej.Imagjinoni një njeri tre vjeçar,është e njëjta gjë dhe me të”- shprehet ajo.E publikuar në Facebook, video ka marrë mbi një milion klikime.332516BB00000578-0-image-a-89_1460563484508 /Oranews.tv/